Bashkimi Europian nuk duhet të ndihmojë formimin e kampionëve industrialistë të përkëdhelur, por të lërë konkurrencën që të stimulojë krijimin e tyre, u shpreh komisionerja e Konkurrencës, Margrethe Vestager, në një intervistë të botuar ditën e djeshme  nga e përditshmja belge “Le Soir”.


 


“Industria europiane nuk është vetëm kompani gjigante. Është një ekosistem sipërmarrjesh të të gjitha përmasave dhe kjo është një nga arsyet e qëndrueshmërisë së ekonomisë europiane”, theksoi Vestager.


“Kur ka kampionë europianë, kjo ndodh ngaqë ata janë stimuluar nga konkurrenca dhe jo ngaqë janë ushqyer me biberon dhe përkëdhelur. Konkurrenca është mënyra më e mirë që një sipërmarrje të jetë në formë dhe inovative”, vazhdoi ajo.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb