PRISHTINE- Shteti i Belizes i ka dhënë një mbështetje të madhe Kosovës për pranim në UNESCO. Në diskutim përfaqësuesi i Belizes ka thënë se e mbështet kandidaturën e Kosovës.

“Kudo që shoh njerëz unë shoh humanitet e dashuri. Belize e mbështet plotësisht kandidimin e Kosovës për UNESCO”, ka thënë përfaqësuesi i Belize, transmeton ‘Zëri’. “Kosova është një shtet me njerëz të dashur dhe njëherë e përgjithmonë duhet t’i thuhet stop ndalimit të përparimit të njerëzimit kudo që janë ata”, ka thënë përfaqësuesi i Belizes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: