SHBA

Bella Hadid ka folur sërish për shëndetin e saj mendor dhe ka treguar se këto probleme janë fajtore për arsyen pse ajo nuk ka përdorur një stilist personal “për një kohë të gjatë”.

Duke folur për WSJ Magazine, supermodelja 25-vjeçare zbuloi se ishte “në një vend të çuditshëm mendërisht” saqë ishte vërtet e ndërlikuar për të “të dilte nga shtëpia dhe të vishej, veçanërisht me ankthin se fotografët do të ishin jashtë”.

“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk u pëlqen, nuk ka rëndësi, sepse është stili im”, vazhdoi ajo. “Kur dal nga shtëpia në mëngjes, ajo që mendoj është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë me këtë dhe a ndihem rehat?”

Kjo nuk është hera e parë që modelja flet për shëndetin mendor, vitin e kaluar ajo ndau disa foto duke qarë në Instagram dhe rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi ekstrem për pjesën më të madhe të jetës së saj nga adoleshenca deri tani.

Hadid gjithashtu shpjegoi për WSJ pse vendosi nëntorin e kaluar të postonte selfie-t duke qarë.

“Kisha episode vërtet depresive dhe nëna ime ose mjeku më pyesnin se si isha dhe në vend që të përgjigjesha me mesazhe, unë thjesht u dërgoja atyre një foto,” tha ajo. “Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha.
Isha vetëm në dhimbje torturuese dhe dobësuese mendore dhe fizike, dhe nuk e dija pse. Kjo ishte gjatë tre viteve të fundit,” zbuloi ajo, duke shtuar se kur ajo postoi fotot, ishte “për t’u siguruar që kushdo që ndihej kështu ta dinte se kjo gjë ishte OK.”

Hadid tha për median se shpreson që ndjekësit e saj ta dinë se ndërsa gjërat duken kaq bukur në Instagram, “në fund të ditës, ne të gjithë jemi njësoj”.

“Ndihesha sikur ishte mirë për mua të mund të thosha të vërtetën time,” shpjegoi ajo. “Dhe në një moment nuk isha në gjendje të postoja më fotografi të bukura. E kisha tejkaluar.”

Hadid ka rrëfyer se ka pasur ditë të mira dhe të këqija, por tha se nuk është penduar për sa shumë ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: