Bella Hadid është shumë e dashuruar pas partnerit të saj, kaubojit profesionist, Adan Banuelos, siç e tregon edhe postimi i saj i fundit në Instagram.

Supermodelja 27-vjeçare dhe 35-vjeçari, i cili është një nga yjet më të suksesshëm të rodeos së viteve të fundit, kanë kaluar një kohë mjaft të mirë në jetën e tyre që kur filluan lidhjen rreth 2 vjet më parë.

Dashuria e tyre e përbashkët për kuajt i bashkoi dhe dyshja kanë qenë të pandarë që atëherë, me Hadid që u zhvendos në karvanin e partnerit të saj në muajt e parë të lidhjes së tyre, siç zbuloi ai së fundmi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Në disa foto që ajo ka postuar në Instagram, Hadid dhe Banuelos kalojnë kohë në rodeo dhe në stallat me kuajt, ndërkohë që ndajnë edhe disa puthje dhe kapen për dore në foto të tjera.

“Dashuria e solli Teksasin në Nju Jork. Sa me fat jam ”, ka shkruar ajo postimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb