Më në fund ka mbërritur në festivalin e Kanes Bella Hadid. Top modelja është shfaqur në tapetin e kuq pak e veshur, duke marrë të gjithë vëmendjen e fotografëve. Për të katërtin vit radhazi Hadid kandidon mes yjeve më skandalozë të festivalit të kinemasë.

Në debutimin e saj 2019 në Croisette, Bella ka zgjedhur një veshje pikërisht si standardet e saj. Fustani i Dior haute couture i bardhë, është delikat dhe transparent, duke treguar pothuajse gjithçka poshtë tij.

Ato që kanë kompletuar veshjen e saj kanë qenë xhevahihët e Bulgarit, që i shkonin shumë me sytë e saj si mace. Një miksim elegant dhe i arrirë por pak ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në vitet e kaluara në Kane.

Ja një galeri se si ajo ka befasuar me veshjet skandaloze në të shkuarën.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb