Bella Hadid ka postuar një seri fotosh nga spektakli i Victoria’s Secret. Marka e famshme u rikthye në pasarelë gjashtë vjet pasi u akuzua për seksizëm, mizogjini dhe mungesë përfshirjeje.
Shfaqja e parë është mbajtur në Nju Jork, me shumë modele të njohura që kanë ecur në pistë. Mes tyre, motrat Hadid.
Në fakt, pas përfundimit të spektaklit, Bella Hadid ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram me momente nga prapaskenat.
Në fotot që ka postuar ajo pozon me të brendshme të kuqe, e vetme dhe me modelet e tjera që kanë qenë aty për të ecur në pasarelë.
View this post on Instagram