Jude Bellingham vijon të jetë gjithnjë e më shumë përcaktues me lojën dhe golat e tij tek skuadra kampione në fuqi e Evropës, Real Madrid. Edhe së fundmi ishte goli tij që i dha fitoren ekipit madrilen në ndeshjen e parë të fazës play off në Champions League ndaj Manchester Cityt. Megjithatë për paparazzët më shumë se forma e mirë e Bellingham, lajm bën gjithnjë për ta prezenca e lojtarit anglez së bashku me të fejuarën e tij, bukuroshen Ashlyn Castro. Ata janë parë së bashku të linin Anglinë pas ndeshjes City-Real Madrid.

Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e nënës së futbollistit që zgjodhi t’i bashkohej çiftit në aeroport në rrugën drejt kthimit në Madrid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: