Mes spektakli vërtetë të jashtëzakonshëm fishekzjarresh qytetarët e Bashkisë së Belshit pritën Vitin e Ri 2025.
Spektakli i fishekzjarreve në qytetin e bukur turistik të Belshit zgjati rreth 5 minuta.
Disa kilogramë lëndë piroteknike që u lëshuan drejt qiellit dhe që reflektuan në sipërfaqen e Liqenit të Belshit krijuan pamje magjike për qytetarët e Belshit dhe vizitorët e shumtë që kishin zgjedhur restorantet e kësaj zone për të festuar natën e ndërrimit të viteve mes muzikës me këngë e valle nga e gjithë Shqipëria.