Trajneri i Juventusit, Thiago Motta analizoi barazimin 4-4 ndaj Interit. Në fjalën e tij, Motta u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje me dy fytyra.

“Pas golit të katërt u bë më e vështirë. Interi luajti mirë, mund ta mbyllte lojën. Pastaj pas rezultatit 4-4, mund të kishim fituar ndeshjen. Në disa momente bëmë mirë, në disa momente jo, duhet analizuar me kujdes”.

Vetëm 1 gol i pësuar deri më sot, ndaj Interit pranuat 4 të tillë. Si e shpjegoni?

“Ne mund të përmirësohemi në gjithçka, çdo ndeshje ka një histori të ndryshme. Sot në fazën mbrojtëse ne vuajtëm, Interi ishte i fortë. Deri më sot nuk kishim vuajtur kështu, duke lënë kaq shumë mundësi shënimi” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb