SHBA
Ben Affleck ka bërë së fundmi disa komente të rralla për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez, gjatë një interviste për Entertainment Tonight në tapetin e kuq të premierës së filmit The Accountant 2. Aktori 52-vjeçar foli me shumë respekt për JLo dhe u shpreh i lumtur që ishin të gjithë fëmijët e tyre të pranishëm në ngjarje.
Ai u shpreh: “Fëmijët janë këtu, fëmijët e Jen janë këtu. Jam shumë, shumë i emocionuar. E adhuroj kur të gjithë fëmijët vijnë.”
Affleck, i cili ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, dhe Lopez, e cila ka binjakët Emme dhe Max me ish-burrin Marc Anthony, duket se ruajnë një marrëdhënie të mirë pas ndarjes.
“Unë nuk i lexoj shumë gjërat online, dhe ndonjëherë kam përshtypjen se njerëzit duan me patjetër të gjejnë diçka negative për të folur,” tha ai. “Për hir të së vërtetës, Jennifer Lopez është spektakolare, është shumë e mirë me fëmijët e mi, ka një marrëdhënie të vazhdueshme të shkëlqyer me ta. I dua fëmijët e saj. Janë të mrekullueshëm. Ajo është një person jashtëzakonisht i rëndësishëm, me shumë integritet, që unë e adhuroj dhe jam mirënjohës që e kam pasur në jetën time.”
I emocionuar për praninë e tyre në premierë, Affleck shtoi:
“Jam i lumtur që fëmijët janë këtu me mua. Marrëdhëniet që mund të krijosh me fëmijët janë gëzimi i jetës sime. Janë fëmijë fantastikë dhe jam i lumtur që ky është një film që ata kanë dashur ta ndjekin.”
Affleck dhe Lopez u martuan në korrik të vitit 2022, rreth 20 vite pasi anuluan fejesën e tyre të parë. Megjithatë, pas dy vitesh martesë, Lopez kërkoi divorcin, në gusht të vitit 2024, dhe ndarja e tyre u finalizua në janar 2025, katër muaj pasi ishin ndarë në heshtje.