Analisti Ben Andoni tha se kjo që po bën opozita nuk është mosbindje civile, por manifestime. “Dje ishte një manifestim i mirë, ai që bënë në Strasburg ishte edhe më i mirë”, tha Andoni në rubrikën “Opinion” në News24.
Andoni tha se sot shqiptarët po vuajnë pasojat e politikës.
“Inceneratorët duhet të merrnin përgjigje parciale, kjo tregon se kemi një selektivitet nga SPAK. Por çfarë shikojmë në anën tjetër? Shikojmë se ky sistem drejtësie u miratua nga të dyja palët, u bëtë bashkë me 140 vota për këtë drejtësi”, tha Andoni.
Ai tha se opozita aktuale nuk mund të pretendojë që përfaqëson shqiptarët që janë në opozitë me Edi Ramën.
“Ndaj duhej të ishte ulur pragu për partitë e reja, për alternativat e reja. Mund të them se PD dhe PS nuk përfaqëson më të gjithë shqiptarët, mua përshembull nuk më përfaqësojnë këto parti”, tha Andoni.