TIRANE- Kush janë librat që po lexojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shoqata e Botuesve ka publikuar listën e librave më të shitur në Panairin e Librit 2016-të, aty ku dy emra të njohur për publikun përplasen kokë më kokë me njëri-tjetrin. Njëri ndan politikën me librat, kurse tjetri gazetarinë.

Po flasim për kreun e LIBRA-s, Ben Blushin dhe gazetarin Blendi Fevziu.

Sipas Shoqatës së Botuesve, libri më i shitur është romani i Ben Blushit “Kryeministri”, i ndjekur nga “Pushteti” i Blendi Fevziut. Ndërsa diferenca mes të dyve është e vogël, të bie në sy edhe numri i vogël i kopjeve të shitura krahasuar me vitet e kaluara, ku për Blushin dhe Fevziun flitej për mbi 20 mijë kopje të shitura.

Lista e librave më të shitur

1) “Kryeministri”- B.Blushi (4.000 kopje)

2) “Pushteti”- B.Fevziu (3.400 kopje)

3) “Rruga e se keqes”- R.Galbraith (2.200 kopje)

4) “Mikesha gjeniale”- E.Ferrante (1.950 kopje)

5) “Sekretet e Shijes”- R.Mekolli (1.600 kopje)

6) “Familja thuajse e përsosur”- J.Shemilt (1.100 kopje)

7) “Gjemia e mbytur”- F.Kongoli (1.011 kopje)

8) “Esat Pasha”- I.Ikonomi (860 kopje)

9) “Si te udhëtosh me salmon”- U.Eco (700 kopje)

10) “Vajza ne tren”- P.Haëkins (600 kopje)

11) “Konkubina ruse”- K.Furnivall (500 kopje)

12) Ishulli nen det”- I.Allende (500 kopje)

13) “Kopshti veror”- P.Simons (500 kopje)

14) “Kur qau Niçja”- I.Yalom (430 kopje)

15) “Ëndrra e doktorit”- B.Mustafaj (421 kopje)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: