BERAT
Shkrimtari dhe gazetar i mirënjohur Ben Blushi ka lançuar në qytetin e Beratit librin e tij të ri, “Parajsa Artificiale”. Në prani të libërdashësve, Bushi në një bashkëbisedim me publikun jep detaje për librin që eksploron teknologjinë dhe ndikimin e saj në jetën e individëve dhe shoqërisë.
Ky libër është një reflektim i rëndësishëm mbi evolucionin e botës moderne,ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë bërë pjesë integrale e përditshmërisë.
Në “Parajsa Artificiale”, Blushi përshkruan 24-orë nga marrëdhënia e një çifti, elemente të trillimit dhe realitetit, duke ofruar një pasqyrë të errët,por gjithashtu të mundshme, për mënyrën sesi do të evoluojnë shoqëritë në të ardhmen nën ndikimin e teknologjisë.I ndarë në dy pjesë: “Ferri dhe parajsa”,romani shfaq disa skenarë të një të ardhme të afërt.