MEMALIAJ

Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga flakët vetëm një nga tre dhomat e banesës ka arritur të shpëtohet.

Mësohet se të zotët e shtëpisë kishin lënë lavatriçen në punë, e cila furnizohej me energji nga një prizë treshe që ndodhej në dysheme. Priza ka bërë masë dhe fillimisht ka marrë flakë tapeti e më pas zjarri është përhapur në banesë. Në ndihmë të zjarrfikësve të Memaliaj që ndonëse kanë mungesa të shumta në mjete, arritën të shpëtojnë përhapjen e flakëve, kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse të Tepelenës.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, në momentin kur plasën dritaret nga flakët. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën dhe banesat pranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb