GJERMANI– Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane, pasi ka dhunuar të dashurën e tij dhe 2 policë. Ngjarja ka ndodhur të hënën, në stacionin hekurudhor Langebrücken, kur një i ri 19-vjeçar nga Kosova ka rrahur të dashurën e tij 18 vjeçare. Por kur dy policë ndërhyjnë për ta shpëtuar vajzën, ai godet Edhe ata duke u shkaktuar lëndime, shkruan baden-tv.com.

Disa dëshmitare kishin parë rreth orës 10.35 se si i riu kishte goditur me grushte vajzën e re, pastaj i kishte marrë këpucët dhe i kishte hedhur mbi shina, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur policët mbërritën për t’i ardhur në ndihmë vajzës nga dhuna e partnerit të saj, 19-vjeçari ishte bërë më agresiv kundrejt tyre.

Pasi e kanë vendosur me pranga, ai u ishte drejtuar policëve me sharje e ofendime të rënda dhe kishte bërë rezistencë të madhe. Pas përforcimeve, policët mundën ta neutralizojnë të riun dhe ta çojnë në stacionin policor.
Krahas vajzës, e cila u desh të dërgohej për trajtim në spital, edhe 2 policët pësuan lëndime aq të rënda sa u desh ta ndërpritnin shërbimin për atë ditë dhe të merrnin trajtim mjekësor.

Shqiptari nga Kosova ka pasur dhe më herët probleme me policinë, ndërsa pritet të merret në pyetje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: