Një oficere burgu është arrestuar pasi në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon se ajo bën seks me një të burgosur në qeli. Incidenti dyshohet se ka ndodhur në burgun Wandsworth, në jug të Londrës.

Linda De Sousa Abreu, 29 vjeçe, është e martuar dhe ishte shfaqur disa kohë më parë në një reality show rreth çifteve në TV Channel 4.

Videoja e cila e portretizon atë teksa kryente marrëdhënie seksuale me një të burgosur në qeli, me sa duket është filmuar nga një tjetër i burgosur, por nuk është e qartë se si ka mbërritur në rrjetet sociale.

Gjatë pamjeve, i burgosuri që filmoi takimin dëgjohet duke thënë: “Kështu jetojmë në Wandsworth”. Kjo frazë lejoi gjurmmimin dhe identifikimin e shpejtë të gardianes.

Policia Metropolitane tha se filloi hetimin të premten pasi u njoftua për “një video që supozohet se është marrë brenda burgut Wandsworth”, duke shtuar se një grua ishte arrestuar nën dyshimin për sjellje të pahijshme në një zyrë publike të njëjtën ditë dhe mbeti në paraburgim policor.

“Hetimet vazhdojnë. Mbetemi në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë”, përfundoi një zëdhënës i policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb