SPANJE- Shitja e Lionel Messit do të ishte një gabim i madh për Barcelonën. Kështu mendon kandidati për president i klubit katalanas, Agustí Benedito. Por, ky i fundit beson se argjentinasi do të mbetet gjatë në Camp Nou.

“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe me siguri lojtari më i mirë në histori. Ne jemi me fat që Messi po tregohet i pandalshëm javë pas jave”, ka deklaruar ai për portalin Goal.com.
“Do të ishte një gabim i madh për ta shitur Messin. Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Unë shpresoj dhe besoj se ai do të jetë këtu për shumë vite”, ka theksuar Benedito.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: