Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Milano.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë pasaportën e evropiane si dhuratë fëmijëve të tyre dhe sipas tij do ju japë dinjitetin dhe lirinë si çdo qytetar europian.
“Po ju them ju keni bërë shumë dhe sakrifikoni çdo ditë por nuk mund të bëni fëmijëve tuaj asgjë më të paharrueshme se një votë që në fund të kësaj dekade ju jep pasaportën e BE-së në 2030.
Ju jepni jo vetëm dinjitet por edhe liri që ndryshe nuk e kanë dot. Ju jepni lirinë që të lëvizin si kudo, që të mos jenë studentë të huaj por studentë të BE-së. Dhe kur të kërkojnë punë të kenë të njëjtën akses si studentët europianë. Me atë pasaportë do hyni dhe dilni kudo njësoj si italianët dhe askush nuk iu thotë ku po shkon, ku e ke lejen.” theksoi kryeministri
(Balkanweb)