Ditë e enjte do të jetë gati plani për garancinë financiare dhe për kompensimin e pagave të munguara për çdo biznes.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Facebook’.Teksa u kthehu përgjigje shumë shqiptarëve që janë në karantinë në shtëpi dhe në pamundësi për të punuar se përballojnë dot jetesën, Rama i qetëson, ndërsa shkruan se; nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën.
MESAZHI I RAMËS
? JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM SEPSE TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!
? NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!
? DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!
(BalkanWeb)