MAT- Një grup vjedhësish janë arrestuar nga Policia e Matit ditën e sotme. Sipas informacioneve nga policia, grupi vidhte transformatorë në rrethin e Matit.

Mësohet se të rinjtë udhëtonin nga Tropoja dhe bënin vjedhjet në Mat. Ata janë kapur mat nga policia teksa po çmontonin transformatorin e fshatit.

Të rinjtë janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: