Policia greke në Trikalla ka arrestuar dy persona, një prej tyre shqiptarë si autorë të disa plaçkitjeve të banesave në këtë qytet dhe zonën përreth.

Sipas informacioneve të Trikalanews.gr, hajdutët janë kapur “në flagrancë” në tentativën e tyre për të plaçkitur një shtëpi në Trikala.

Bëhet fjalë për një grek dhe një shqiptar, rreth 30 vjeç. Nga hetimet e Policisë rezultoi se muajt e fundit dy të rinjtë bënin punë “të arta” pasi kishin hapur të paktën 8 shtëpi të tjera, nga të cilat kishin marrë para, bizhuteri, sende të ndryshme me vlerë, madje edhe pajisje elektrike! Dhe plaçka e tyre llogaritet të arrijë në 20 mijë euro.

Ndërkohë që vijojnë hetimet e Policisë për të përcaktuar nëse të rinjtë janë të përfshirë në veprime të tjera të ngjashme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: