BOLONJA


Policia italiane në Bolonja ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Kusarët”, duke vënë në pranga 2 shqiptarë. Të arrestuarit janë 29 dhe 24 vjeç, ndërsa ata akuzohen për së paku katër grabitje në zonë.


“Nata e 8 korrikut”, kështu e ka quajtur policia italiane një prej grabitjeve të bëra nga shqiptarët.  Pikërisht në këtë datë, dy shqiptarët të pajisur me thika dhe me maska kanë mundur të vjedhin sasi të mëdha parash në një pikë karburanti.


Më 12 dhe 16 gusht 2019, ata bëjnë tjetër grabitje në po të njëjtin karburant, duke arritur të vjedhin gjithsej 4000 euro. Gjatë kësaj grabitjeje ka pasur të shtëna dhe ndaj karabinierët rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet.

  • foto galeri

Arrestimet

Hetuesit nga Departamenti i Policisë Rrugore të Emilia Romagna, të ndihmuar nga njësia policore në Forlì, duke mbledhur informacion nga terreni dhe sidomos nga ata që kishin rënë pre e grabitësve, kanë mundur të bëjnë identifikimin e shqiptarëve që terrorizonin zonën e Faenzës me vjedhje.

Falë informacionit të marrë si dhe duke ditur se çfarë pikash vidhnin hajdutët, karabinierët organizuan një operacion dhe arrestuan dy shqiptarë natën e 19 gushtit. Shqiptarët kishin menduar të vidhnin një pikë karburanti ku ndodhej një punëtor i thjeshtë, por u prangosën. Njëri prej tyre ishte me leje qëndrimi të rregullt në Itali, ndërsa tjetri sapo kishte mbërritur në territorin italian.

Policia italiane ka arritur të zbulojë edhe mënyrën si funksiononte rrjeti i grabitësve, ndërsa është vënë në kërkim të një personi të tretë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb