“Me 99% Benitez do jetë trajneri i Real Madrid”. Është praktikisht i sigurt Erenesto Bornzetti, agjent i Fifa-s, pjesë e drekës ndërmjet Gallianit dhe Ancelottit. Presidenti Florentino Perez është shprehur se emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet javën e ardhshme, por Borzetti i paraprinë me një emër, Benitez. Ideja e tij mbështet edhe nga e përditshmja sportive “Sport”, e cila shkruan se Perez do bëj publik emrin e ri të hënën e ardhshme, dita e fundit e kampionatit Italian. Edhe pse tifozët e Real Madrid nuk kanë simpati për Benitez, Perez dëshiron të vazhdojë rrugën e tij dhe të emërojë Benitez si pasuesin e Carlo Ancelotit.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb