Humbja përballë Lazios është harruar tashmë nga Rafa Benitez. Një ditë më pas trajneri spanjoll ka nisur duke buzëqeshur, ka lënë qytetin e Napolit për të zbarkuar në Madrid. Jashtë hotelit gazetarët spanjoll kanë arritur ti marrin konfirmimin e parë në lidhje me Real Madrid: “Jam i lumtur dhe i emocionuar., tani nis ëndrra ime”. Në lidhje me detajet e kontratës Benitez ishte i prerë: “Duhet ende të flasim për disa detaje”. Prezantimi i Rafa Benitez si trajner i Real Madrid është fiksuar për ditën e mërkurë në stadiumin “Bernabeu”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb