PARIS
Policia franceze qëlloi të premten një burrë, i cili disa minuta më parë kishte vrarë një mësues të shkollës së mesme, duke ia prerë fytin në rrugë në një periferi të Parisit, thanë forcat policore të premten.
Mësuesi u kishte treguar nxënësve karikaturat e tij në klasë me Profetin Muhamed, të cilat konsiderohen nga myslimanët si blasfemi, sipas një burimi policor, raporton Reuters.
Prokurori anti-terror i Francës tha se po hetonte sulmin, i cili ndodhi në Conflans Sainte-Honorine, një periferi në veri-perëndim të Parisit.
Agresori i dyshuar u pa nga një patrullë policie ndërsa mbante një thikë në një distancë të shkurtër nga vendi i sulmit. Sipas zëdhënësit të policisë, policia qëlloi të dyshuarin për vdekje.
Një burim policor tha se dëshmitarët kishin dëgjuar agresorin të bërtiste “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i Madhi”. Zëdhënësi i policisë tha se informacioni po kontrollohej.
Një burim tjetër i policisë gjithashtu tha se viktimës i ishte prerë koka, por kjo nuk u konfirmua. Mësohet se mësuesi jepte lëndën e historisë.
(d.xh/ balkanweb)