VLORE-Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugorë Vlorë-Kotë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 në afërsi të fshatit Sherisht. Burime zyrtare thanë se një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 personat, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet N.B, 19 vjeç, banues në Mavrovë (drejtuesi i mjetit, sallë).
G.D, 21 vjeç, banues në Kotë si dhe A.B, 19 vjeç.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e motiveve që çuan në aksident.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb