Karim Benzema mund të rikthehet në ekipin e Francës për në Euro 2016, e ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë.

Sulmuesi francez Karim Benzema është liruar nga procesi gjyqësor për përfshirjen e tij në tentimin e shantazhit ndaj mesfushorit Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

Prandaj ai mund të rikthehet në Kombëtaren e Francës, pas pezullimit në periudhën e fundit. Sipas mediave franceze, ai tani është i lirë që të kthehet në ekipin e selektorit Didier Deschamps , i cili personalisht e kishte marrë vendimin për larjen jashtë të Benzemas.

Ky është një lajm i keq për Shqipërinë, që ka kundërshtar Francën në Grupin A në Euro 2016.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: