Karim Benzema po kalon sezonin më të vështirë që prej mbërritjes së tij te Real Madridin dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të përmendim faktin se francezi ka shënuar vetëm 5 gola këtë sezon në “La Liga”.

Si rrjedhojë sulmuesi ka marrë kritika të shumta nga tifozët e “galaktikëve”, opinioni sportiv dhe mediat. Lidhur me këtë situatë 30-vjeçari në një intervistë për “vanity fair” është shprehur:

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë kritikohen pasi shesin gazeta. Nëse bëj një ndeshje të keqe, nuk kam nevojë të lexojë shtypin për ta marrë vesh.

Gjithmonë luaj për të ndihmuar shokët e ekipit dhe të mundohem të fitoj gjithçka por nuk më intereson nëse emri im është nëpër gazeta, nuk ka asnjë kuptim për mua.”

Benzema gjithashtu ka përgëzuar presidentin Florentino Perez për mbështetjen që i ka dhënë gjatë viteve të fundit.

“Pasi kalova një ditë në burg, u ktheva shumë i mërzitur dhe Florentino më priti në Valdebebas. Ai më dha mbështetjen e tij të plotë mua dhe familjes sime.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb