Karim Benzema mbetet një çështje te Al-Ittihad. Pasi nuk u shfaq disa ditë në stërvitje, sulmuesi francez u rikthye në grup, ndërsa vlen të theksohet se marrëdhënia me klubin arab nuk është e mirë. Benzema, duke u ndjerë nën “presion” te Al-Ittihad, kërkoi të largohej në një skuadër tjetër, me drejtuesit e klubit arab që i propozuan që të shkojë në huazim te një skuadër tjetër në ligën saudite.

Kjo hipotezë ra poshtë menjëherë nga lojtari, i cili do të donte të kthehej në kontinentin e vjetër. Mundësi e mirë mbetet rikthimi në Francë. Sipas asaj që shkruhet nga RMC Sport, Lyon, ish-skuadra e francezit, po punon për të firmosur me futbollistin.

Megjithatë, marrëveshja është shumë e komplikuar nga pikëpamja ekonomike, duke qenë se Benzema merr një pagë marramendëse në Arabinë Saudite, absolutisht e paarritshme për arkat e klubeve evropiane. 36-vjeçari, në 15 ndeshje të luajtura në kampionat, ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 herë pasin e fundit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: