Karim Benzema dhe Neymar Jr. kanë pushtuar rrjetet sociale me një foto që ka shkaktuar shumë thashetheme. Sulmuesi i Real Madridit ka postuar në Instagram një foto me yllin brazilian, në një kohë trazirash për këtë të fundit i cili akuzohet për agresion ndaj një modeleje dhe kur e ardhmja e tij te PSG është vënë në pikpyetje.

Në një moment që përflitet se lojtari do të dëshironte të kthehej në Barcelonë dhe Real Madridi ka paraqitur një ofertë zyrtare për të, francezi nuk kanë hezituar të postojë një foto me lojtarin e PSG, një fotografi që disa mund ta quajnë një thirrje që braziliani ka për Los Blancos.

https://www.instagram.com/p/By8OGh4FvEL/?utm_source=ig_web_copy_link

Në pak minuta, publikimi mori më shumë se një milion pëlqime.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb