FIER

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vendin e njohur si” Zogu i Zi” në qytetin e Fierit. Mësohet se një person me motoçiklete është përplasur nga një automjet tip Benz me targë AA 350 GZ në kryqëzimin e lagjes “Apolonia”. Siç raporton për  “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuçi, ndonëse i është dhënë ndihma e parë drejtuesit të motoçikletës, ai ka mbërritur i vdekur në spital.

Viktima është identifikuar si Petraq Shyqermeja, 68 vjeç.

Policia e Fierit, siç duhet edhe në videot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Kuçi, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb