FIER– Një 19-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident në të cilin është përfshirë pasditen e sotme. Teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 533 TK, i riu me inicialet A.B është përplasur me një mjet tjetër tip kamionçinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur Liqeni.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb”, se si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin në anë të rrugës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i “Benz-it” 19-vjeçari me inicialet A.B.
aksident levan fier
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak edhe të terrenit të rrëshqitshëm nga reshjet e shiut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb