BEOGRAD– Një këshill biznesi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore (EQJL) duhet të krijohet si një hap dhe një fazë e re në këtë bashkëpunim, deklaroi sot kryeministri kinez, Li Keqiang në hapjen e Forumit Ekonomik në Beograd.

”Bashkëpunimi mes Kinës dhe EQJL-së duhet të jetë i nivelit më të lartë dhe frytdhënës”, theksoi ai.

”Për këtë, Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me vlerë tre miliardë dollarë”, shtoi Li.

”Ne presim modele të reja bashkëpunimi si partnershipi privat-publik, pasi ka shumë mundësi për të rritur, madje dyfishuar volumin tregtar mes Kinës dhe EQJL-së. Vitin e kaluar arritëm rezultate të mira. Mali i Zi i dyfishoi eksportet në Kinë, ndërkohë që vende të tjera si Republika Çeke dhe Rumania i rritën këto eksporte në 20-30 për qind”, tha ai.

”Vendi im uron që Evropa të jetë e fuqishme dhe e pavarur. Kina kërkon ta shohë euron si një monedhë të fortë”, deklaroi kryeministri kinez, Li Keqiang në hapjen e Forumit Ekonomik në Beograd.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb