Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78-vjecare ylli i kinematografisë jugosllave të periudhës komuniste Milena Draviç. Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror RTS.

Ajo ndërroi jetë në një spital të Beogradit pas një sëmundje të rëndë.

Rolet më të spikatura të saj kanë qenë ato të grave të klasës punëtore, nënave të vetme dhe heroinave të luftës në filmat e sponsorizuar nga shteti. Ajo shkëlqeu gjithashtu edhe në komeditë romantike.

Dravic lindi në Beograd dhe e nisi karrierën e saj artistike në 1959, numëron mbi njëqind filma dhe është fituese e shumë çmimeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb