Avokati serb, Dragoslav Ognjanovic është qëlluar për vdekje të shtunën para apartamentit të tij në Beograd. Dragoslav Ognjanovic, një avokat i njohur serb është vrarë përpara apartamentit të tij në lagjen e Beogradit të ri.

Ognjanovic ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb, Slobodan Milloshevic para Tribunalit të Hagës.

Ai gjithashtu ishte avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë para gjykatës serbe dhe malazeze. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb