BEOGRAD– Serbia përballet me një sfidë të madhe në lidhje me çështjen e emigrantëve, por vala e saj nuk duhet të bëjë që dikush të ngrejë mure, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Regjimi për emigrantët i Evropës nuk funksionon më”, u shpreh Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç.

Ajo vuri në dukje se Serbia është bërë një vend tranzit, me numrin më të madh të emigrantëve që vijnë në Serbi nga Siria nëpërmjet Greqisë.

“Bashkimi Evropian e ka diskutuar shumë këtë çështje dhe ne nuk do të braktisim askënd”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se barra tepër të rënda janë vendosur në vende të vogla të tilla si Hungaria dhe Serbia.

“Hungaria ka 60 000 emigrantë dhe ka nevojë për ndihmën tonë”, tha kancelarja gjermane.

Kryeministri serb ka përsëritur se Serbia nuk do të ngrejë asnjë mur për të mbajtur jashtë emigrantët.

Ai vuri në dukje se ka biseduar me kryeministrin hungarez Viktor Orban në lidhje me pengesën prej teli me gjemba që po ngrihet përgjatë kufirit me Serbinë, por nuk arriti ta bindë atë që të heqë dorë nga ky vendim.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Serbia mund të ketë mbështetje nga Evropa për të shmangur skenarin grek, Merkel tha se ”situata në Serbi është krejtësisht e ndryshme”.

“Këtu, është një qeveri e gatshme për të ndërmarrë një rrugë të vështirë por që do të japë fruta, ashtu si ne Portugali dhe Spanjë. Unë vërtet e besoj”, theksoi Merkel.

Ajo shtoi se Serbia po zbatonte reformat ekonomike jo për të bërë për vete ndonjë, por për të shmangur borxhin dhe për të krijuar më shumë hapësirë për investime.

“Veprimet e kryeministrit janë të destinuara për të rivendosur besimin sepse kjo do të tërheqë investime që do të çojnë në krijimin e vendeve të punës”, tha Merkel.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb