Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot në bisedë me ambasadorin e Bjellorusisë në Beograd, Sergej Malinovski, se ka pranuar ftesën për konferencën ndërkombëtare për sigurinë euroaziatike, e cila do të mbahet në Minsk.

Vulin tha se Bjellorusia ka qenë gjithmonë mike e Serbisë dhe e ka mbështetur atë në institucionet ndërkombëtare, gjë që e ka treguar me mosnjohjen e Kosovës dhe votën kundër rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të cilën Beogradi është mirënjohës.

Malinovski dhe Vulin u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është në nivel të lartë dhe se ka vend për përmirësim, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb