SERBI-Gjithçka është gati – flamuj të vjetër jugosllavë, flamuj komunistë dhe fotot e Titos. Një oborr para tavernës Korcagin në qendër të Beogradit, e cila pret festimet e përvitshme të ditëlindjes së Titos, është e mbushur me tavolina të gjata, të mbushura me admirues të moshuar dhe të rinj të ish¬presidentit, dhe kameriere të veshura me përparëse që i ngjajnë flamurit jugosllav. “Thellë brenda nesh të gjithëve na mungojnë ato ditë – ditë lirie dhe prosperitetit. Të gjithë ata që e ndiejnë këtë vijnë në festimin tonë,” thotë Momir Marusic, president i shoqatës “Pavle Korgacin” me qendër në Beograd, e cila ka organizuar festimin e ditëlindjes së Titos – gjithashtu e festuar si “Dita e Rinisë” në kohën e Jugosllavisë – këto 15 vitet e fundit. Ajo çfarë i bën ata të festojnë këtë datë, një përvjetor që tashmë është harruar nga pjesa tjetër e shoqërisë, është nostalgjia për kohët më të mira, thotë 65 vjeçari. “Njerëzit vijnë këtu këtë ditë dhe bisedojmë për kohët që na bashkuan. Kështu ruajmë traditën tonë,” shpjegon Marusic. “Mbaj mend disa kohë të mira e të bukura, kur tre muaj para “Ditës së Rinisë”, të gjitha shkollat dhe komunat në ishJugosllavi përgatiteshin për festimë, parakalime,” shton ai. Ai i referohet ‘slet’, një tubim të madh të organizuar çdo vit në Beograd gjatë kohës së Titos, kur njerëz do të mblidheshin në stadiumin e futbollit të Ushtrisë Popullore Jugosllave për të shënuar “Ditën e Rinisë” dhe ditëlindjen e Titos më 25 maj. Disa mijëra studentë nga i gjithë vendi performonin kërcime për presidentin dhe të ftuarit e tij. Josip Broz Tito e qeverisi Jugosllavinë nga formimi i saj në bvitin 1945 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, pasi udhëhoqi partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të qëndrimit të tij diplomatik, ai admirohej nga shumjë njerëz në Perëndim si një diktator beninj, dhe u lavdërua për mbajtjen e bashkëjetesës paqësore midis popujve të Jugosllavisë. Jugosllavia ishte i vetmi vend socialist që i shpëtoi me sukses dominimit të Bashkimit Sovjetik, duke u ndarë nga Stalini në vitin 1948 për të ndjekur një politikë të jashtme neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. Vendi u shpërbë vetëm dhjetë vjet pas vdekjes së Titos në 1980. Por 35 vite më vonë, ka ende njerëz në Serbi të cilët do të donin të ktheheshin pas në atë që ata e shohin si “epoka e artë”.

Taverna Korcagin ka ngecur e lumtur në ato “ditë të vjetra”. Mjuret e saj janë të mbushura me fotot e Titos, Leninit dhe udhëheqësve të tjerë ish¬komuniste, si dhe të partizanëve dhe familjeve të tyre. “Ne tërheqim njerëzit kryesisht të moshuar në festën e përvitshme. Ish¬pionerë të Titos (anëtarë të grupeve rinore komuniste) si edhe ish¬gjeneralë dhe luftëtarë nga Lufta e Dytë Botërore,” thotë Marusic, duke shtuar se ata të gjithë vijnë nga të gjitha ish¬republikat jugosllave. “Por ka edhe shumë të rinj që na janë bashkuar. Organizimi do t’u kalojë atyre pasi ne, brezi i vjetër, të mos jemi më,” shton ai. Pionerët e Titos në paradë “Më duket si dje kur merrja pjesë në manifestime. Merrja pjesë çdo vit,” thotë Gordana, një grua e moshuar e cila erdhi me shoqen e saj e shkollës Ljiljana për festimin. “Së pari, ushtroheshim shumë. Pastah prisnim që Titoja të dilte bashkë me gruan e tij Jovankën,” shton ajo me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj. Kjo është hera e parë që ajo merr pjesë në festimin në tavernë, por shoqja e saj Ljiljana është e rregullt. Ajo ka ardhur çdo vit me radhë për një dekadë të tërë. Ljiljana gjithashtu thotë se është nostalgjia ajo që e sjell atë në Korcagin më 25 maj. “Ia kalojmë bukur këtu. Bisedojmë, sjellin kujtime dhe takojmë njëri¬tjetrin pas kaq shumë vitesh.

Por, fatkeqësisht, shumë nga ish¬pjesëmarrësit kanë vdekur,” shton ajo. Gratë janë të emocionuara. Së shpejti do të ngrihet flamuri jugosllav, do të këndohet ish¬himni dhe veteranëve të Luftës së Dytë Botërore do t’u dorëzohet nga një shkop si ata që shoku Tito jepte gjatë manifestimeve në stadium në kohët e vjetra. Dhe pastaj do të vijë kulmi i ditës, thotë Ljiljana. “Vojnicki pasulj”, një pjatë speciale me fasule. Nostalgji për një të kaluar të imagjinuar Në oborrin jashtë tavernës ka disa veteranë të moshuar të Luftës së Dytë Botërore dhe familjet e tyre, por ka gjithashtu edhe shumë të rinj. Disa mbajnë shami të kuqe, një simbol të pionierëve, dhe të gjithë janë në humor. Të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Komuniste të Beogradit, kanë veshur bluza të ashtuquajtura punëtorësh, që i ngjanë atyre që visheshin gjatë iniciativave të punës në ish¬Jugosllavi, kur studentët udhëtonin në të gjithë vendin dhe të ndihmonin në ndërtimin e infrastrukturës së re. Njëzet e gjashtë vjeçari Aleksandar është një prej tyre. Ai thotë se ka gjashtë vjet që është pjesë e shoqatës. Por po kohën kur ai nuk kishte lindur ende? “Ishte një miku im që më frymëzoi. Babai i tij ishte një anëtar i shoqatës komuniste në atë kohë dhe të moshuarit ishin dhe janë ende nostalgjikë për ato kohë,” shpjegon ai. Miljana, e cila është gjithashtu 26 vjeçe, është një tjetër nga të rintë e ulur në oborr. Ajo ka ardhur rregullisht në tavernë që kur ishte në universitet. Por ajo shton se edhe asaj gjithashtu i pëlqen festimi i 25 majit. “Është bukur këtu. Njerëzit vijnë që të kujtojnë kohë të bukura nga e kaluara, të cilat unë s’i mbaj mend, duke qenë se kam lindur në vititn 1989, kur ajo periudhë pothuajse kishte marrë fund,” thotë ajo. Por Miljana ka mësuar shumë për Jugosllavinë komuniste nga tregimet e prindërve dhe gjyshërve të saj. Ata i kanë treguar se jeta ishte më e mirë dhe më komohe dhe njerëzit mund të merrnin pushime edhe nëse vetëm një anëtar i familjes punonte. “Nëse ata dëshirojnë ta ruajnë atë histori, mendoj se është shumë mirë që ne, brezi më i ri, të jemi gjithashtu pjesë e saj,” thotë ajo.

(d.d/Birn/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: