Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit. SHBA, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera kërkuan prej Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa paralajmërime të forta iu përcollën edhe Beogradit zyrtar. Serbisë iu kërkua të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen  e njohjeve të pavarësisë.

Këtë urdhër duket se nuk e ka dëgjuar Serbia.  Kjo pasi Ivica Daçiç ka vazhduar sërish me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Daçiç shpërfill paralajmërimet e shteteve të Quintit, ku thotë se do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës. Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtete e Quintit.

Por duket se këto paralajmërime kanë shkuar në ‘vesh të shurdhur’ në Beograd. Kjo pasi që Ivica Daçiç ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Diplomati serb për ‘Blicin’ serb ka thënë se këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.

“Prishtina nuk do ta heq taksën. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë”-u shpreh ai. Gjithashtu, Ivica Daçiç, thotë se Beogardi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandalojë hyrjen e saj në Interpol dhe UNESCO.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: