LIBRAZHD- Deputeti i Parisë socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, bën të ditur se ka marrë pjesë në Librazhd së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, për ndarjen e barnave për qendrat shëndetësore në zonat e thella për t’i paraprire dimrit.

Deputeti i PS-së, Balla, në nje status të tij ne Facebook shprehet se , “bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, sot ndoqëm nga afër shpërndarjen e barnave për qendrat shëndetësore të zonave të thella që mund të kenë bllokime rrugësh për shkak të reshjeve të dëborës”.

Shpërndarja e barnave përkon me afrimin e stinës së ftohtë, për të përballuar emergjencat që mund të krijohen nga rëndimi i motit. Keshtu, ka nisur shpërndarja e paketës me 42 barna dhe 24 materiale të konsumit mjekësor. Brenda ditës së nesërme, janë planifikuar të furnizohen të 92 qendrat shëndetësore, për një popullsi të përgjithshme prej 205 549 banorësh.

“Këtë dimër, ne garantojmë se nuk do të kenë mungesa me barna dhe materiale mjekësore në qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. Në Librazhd janë 6 qendra shëndetësore që janë veçanërisht të rrezikuara nga kushtet e motit të rënduar gjatë dimrit dhe përkatësisht, ato të komunave Stravaj, Qendër, Lunik, Orenje, Streblevë e Rrajcë”, tha Beqaj

Ndësa, me heret, Balla u shpreh për mediat se “kjo është tashmë një praktikë tashmë e konsoliduar prej dy vitesh e ministrisë së Shëndetësisë, që furnizon deri në muajin mars me ilaçet bazë të gjitha këto qendra shëndetësore.Tashmë, gjërat ndodhin ndryshe, sepse furnizimi në kohë bëhet që pa filluar reshjet e dëborës, deri në mars i kanë ato ilaçet bazë aty”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: