* Ministri: Shëndetësia nuk u prish në vitin 2013

TIRANË- Ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj foli në Kuvend për furnizimin e spitaleve me barna, ish-kryeparlamentarja Topalli i sjell në vëmendje historinë e nënës 24-vjeçare, e cila humbi dy fëmijë në aksident.

Sipas Topallit, gruaja ka shkuar në spital në gjendje shoku dhe nuk ka marrë kujdesin e duhur, pasi e kanë parë nga kuleta.

“Në spitale nuk ka ilaçe duhet të protestojmë. Rasti i javës së kaluar për një nënë që i vdesin dy fëmijë në aksident, e çojnë në spital dhe çfarë ndodh? Nëna 24 vjeç me duar me gjak të fëmijëve, e tmerruar dhe e llahtarisur shkon në spital, i shikojnë kuletën, nuk i japin asnjë qetësues e ky më vjen mua këtu më tregon ilaçet. Ky është procesi i dehumanizimit. Po në cilin vend të botës as në Afrikë nuk mund të ndodhi! Por je bab mor edhe ti! Ti ta kishe shkund e tund atë spital..Ka vetëm një emër dhe ky është korrupsion, nuk është vetëm reforma në drejtësi që mund të na zgjidhë hallet..Reforma në drejtësis është vetëm njëra prej tyre. Të kishe fillu me një ndjesë në fakt duhet ta kishe lënë karrigen fare”,- tha Topalli.

Ndërsa Ministri Beqaj duke iu përgjigjur deputetes Topalli tha se sektori i shëndetësisë është gjetur me 40 mld dollarë borxhe dhe se shëndetësia nuk u prish në vitin 2013.

“E ndiej për detyrë të kërkoj falje që kemi bërë kaq pak në këto 2 vite. Kur mora detyrën nuk e prisja të kishim 40 mld dollarë borxhe. Nëse nuk do kishim këto borxhe ato para do i kishim çuar për çdo maternitet në Shqipëri. Me 1 mld dollarë kemi bërë investime në atë të Gjirokastrës, kemi filluar në Sarandë dhe në 2 maternitete në Tiranë. Për aksidentin, sigurisht ngjarjet e dhimbshme po kaq tragjike, mu bë ca kohë në këtë sallë. Kur ishte atje lart, nuk pranove të ngrinim një diskutim që e hapi çështjen ministri Klosi. Shëndetësia nuk u prish në vitin 2013. Ka shumë arsye për të kërkuar falje. Duhet të kishim bërë më shumë në këto 2 vjet e gjysmë”, deklaroi Beqaj.

(ma.ar/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: