Kryetarja e Komisionit hetimor të “Sterilizimit” Albana Vokshi, foli në seancën e sotme plenare në lidhje me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në komision.
Ajo u shpreh se sot mazhoranca po mbaron Beqajn, jo se i vjen keq për ish-ministrin, por se secili nga ata e sheh veten në vendin e tij me pranga në duar.
Vokshi shton se opozita i dinte skenarët e mazhorancës për mos lejimin e dëshmisë së zotit Beqajt ndërsa shtoi se trajtimi i tij është bërë në mënyrë preferenciale pasi asaj nuk i lejohet të marrë as çantën nga garda, ndërsa Beqaj u lejua të merrte disa gjëra me vete.
“Nuk e kuptoj pse jeni kaq të shqetësuar sot të gjithë ju të mazhorancës, pse i themi hajdutit hajdut, atij që SPAK i ka thënë që ka vjedhur duke kryer një aktivitet kriminal. Nuk flasim për hajdutin sepse të gjithë e dimë, tani flasim për kryehajdutin Edi rama që e kemi kërkuar të dëshmojë. E di që të dhemb Skënderbeu por mos ndërhy (i drejtohet Spiropalit). Ne i dinim skenarët e PS, 48 orë e mbajtën Ilir Beqajn, e solli 2 metroshin me pranga në duar, i dha një power point 240 faqësh dhe i tha rri aty se nuk do flasësh.
Ju nuk ju erdhi keq për kushtet çnjerëzore, shumica nga ju shihnit veten në vend të Beqajt me pranga në duar.
Asnjërit nga ju nuk ju vjen keq se e dini sa ka vjedhur dhe ngjyer dorën. Mua nuk më garda të fus çantën, ai u fut me hunj e kuti të zeza.
Shpresuat që do e bllokonit komisionin por ka një listë të gjatë, është Rama koka e Meduzës që ka urdhëruar çdo koncesion”, tha ajo.