TIRANË

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar Idajet Beqiri tha se kjo parti do të shkojë në zgjedhje të dielën. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi padinë e PUK për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, Beqiri tha se vendimi i Kolegjit është detyrues dhe se më 30 qershor do të shkojnë në zgjedhje.

“Jemi të detyruar. Është një vendim që jepet nga organi më i lartë. Ky vendim që rrëzon kërkesën tonë dhe thotë që më 30 qershor do shkoni në zgjedhje është detyrues dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje.
Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm.



Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, deklaroi Beqiri.


(BalkanWeb)