Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qëndër të qytetit të Beratit.

Një automjet,tip Wolswagen Amarok, me targa AA 120 MR, duke ardhur me shpejtësi marramëndëse nga Gjykata në drejtim të Axhensisë,është përplasur fuqishëm me murin rrethues të Kishës së “Shën Dhimitrit”,duke e shembur atë.

Menjëherë pas përplasjes,drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët kanë rrethuar vendngjarjen dhe po hetojnë për shkaqet. Ende nuk dihet identiteti i 2 të plagosurve, por mendohet se drejtuesi i mjetit të ketë qënë në gjendje të dehur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb