Në prag të Pashkës,besimtarët ortodoksë berastas,kremtuan të Premten e Zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq. Riteve të organizuara i’u janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë. Besimtarë u bënë pjesë e ritualit në qytetin e Beratit,ku dy kisha ortodokse bashkuan Epitafët që simbolizojnë varrin e Krishtit.

Ka qënë Kryepeshkopi i Vlorës,Kaninës dhe gjithë Jugut,Imzot Ignati,i cili ka drejtuar edhe rritet fetare në Katedralen e Shën Dhimitrit,ku besimtarët janë lutur për shëndet,mirësi dhe lumturi dhe ku më pas kanë kapërcyer Epitafit. Pas përfundimit të riteve fetare,Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë,ka përshkruar shëtitoren e qytetit,një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

E premja e Zezë,shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq,për tu ringjallur mesnatën e së Shtunës,kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprinë të Djelës së Pashshkëve,ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit,në qendër të qytetit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb