TIRANE

Gazetari Berat Buzhala, bëri një deklaratë të fortë në emisionin ‘Të Paeskpozuarit” në News24, ku u diskutua  mundësia e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Buzhala tha se ky projekt rikthen Rusinë në Ballkan. Ai gjithashtu u ndal tek presidenti Vucic, i cili sipas Buzhalës, nuk është një politikan me të cilin mund të lidhen marrëveshje pasi ëshët një “fundërrinë nacionaliste”.

Vladimir Putin, në gjtihë intervistat që ka dhënë vitet e fundit për mediat gjermane, thoshte, Rusia ka vec një pendim, si na iku Ballkani nga dora kaq lehtë, sepse nuk ishim përgatitur për me qenë protagonist, sic janë në Siri.

E vetmja formë për të kthyer Rusinë në Ballkan, për të qenë faktor , është të hapet kjo temë, të diskutohet për fshatra edhe për vija kufitare. Kushdo që pret prej një autokrati sic është Vucic, i cili nuk ka liri të shprehjes në Serbi, i cili e ka rrënuar demokracinë. Prej një autokrati në Kosovë, si Thaci,  me tendenca për të qenë autokrat, me rregullu në mënyrë paqësore një cështje, është naiv. Kush pret prej njerëzve që nuk respektojnë asnjë rregull demokratik, paska një qëllim të mirë final, paska ruajtur një shpirt të mirë, për paqen rajonale.  

Njoh veprimet e Vuçiç,  qëkur ka qenë ministër i Millosheviçit. Kur i conte birra Ratko Mlladicit dhe Karadjic. Vucici është fundërrina e nacionalistit serb, i cili është rritur në vitet 90. Ai është cdo gjë, përvec një politikan që i besohet në marrëveshje”, u shpreh Buzhala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: