BERAT – Drejtuesit e mjeteve të transportit ndërqytetas 8+1, kanë zhvilluar sot një protestë përpara Bashkisë së Beratit, për të kërkuar rifillimin e punës. Shoferët thonë se prej 22 ditësh nuk po punojnë, pasi Bashkia ka limituar nga 80 në 3, numrin e mjeteve për shërbimin e transportit 8+1.
Drejtuesit e furgonëve shprehen se për të ofruar kushte sa më të mira për këtë shërbim, ata kanë investuar në mjete të reja, sipas një kërkesë të bashkisë një vit më parë, ndërkohë që prej fillimit të vitit 2015 janë pa punë dhe pa asnjë të ardhur ekonomike për familjet e tyre.

Sipas drejtuesve të këtyre mjeteve, tashmë transportin ndërqytetës po e kryejnë vetëm autobusët, duke bërë që dhjetëra qytetarë të mbeten pa punë. Ndërkohë drejtuesit e furgonëve shprehen se protestat e tyre do të vazhdojnë deri sa të gjendet një zgjidhje për ta.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: