Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të pyllit me pisha në fshatin Veterrik, Njësia Administrative Velabisht. Zjarri u raportua menjëherë nga banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje mbërritën shpejt forcat zjarrfikëse me dy mjete përkatëse.
Falë ndërhyrjes në kohë, flakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Sipas burimeve zyrtare nga shërbimi zjarrfikës, janë djegur rreth 300 metra katrorë pyll me pisha.
Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa hetimet për të zbuluar shkaktarët e mundshëm janë duke vijuar.