Nga ENEIDA PETOVA*

BERAT – Galeria e arteve “Eduart Lear” ka hapur sot dyert e saj për një ekspozitë tejet të veçantë: “Projekt-ide me skulptura për dekorimin e shëtitores”.

20 skulptorë nga mbarë vendi kanë bashkuar veprat e tyre dhe idetë se si ata e shohin qytetin e Beratit. Veprat e emrave të njohur të skultpturës dhe idetë e skuplptorëve janë prezantuar për publikun beratas në një ekspozitë ku kanë marrë pjesë qytetarë dhe dashamirës të artit.

Autorët prezantuan 66 vepra dhe ide, kryesisht të karakterit dekorativ, historik, lirik, por dhe kompozime. Ndër këto vepra dhe ide, nga një komision i posaçëm me artistë do të përzgjidhen skulpturat më të mira, të cilat do të vendosen në pedonalen e re dhe lulishten e qytetit.

Drejtori i galerisë, Nezir Ago, ka theksuar se kjo është një prej ekspozitave më të bukura që është hapur në këtë galeri gjatë këtij viti, ku vlerat artistike, krijimet dhe idetë janë për t’u vlerësuar.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: