(foto ilustruese)
BERAT- Një 10 vjeçar në Berat është përplasur mëngjesin e sotëm nga një kamion. Si pasojë e plagëve të marra fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Samaticë të Beratit, ndërsa policia sqaron se ka shoqëruar për ngjarjen drejtuesin e kamionit me targë SK19.

Pritet që pas dëshmisë të kamionistit të zbardhen edhe shkaqet e aksidentit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: